Flash

Zgjedhjet/ Shehaj: Rama mundet vetëm me një kandidat jo politik që bashkon opozitën

Lapsi.al 11 September 2025
Zgjedhjet/ Shehaj: Rama mundet vetëm me një kandidat jo politik

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku  Edi Rama shpalli zgjedhje për Bashkinë e Tiranës, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi duke thënë që është e qartë se  Rama i tregoi opozitën se ka pushtet absolut. 

Shehaj thekson se përballë avantazhit të dukshëm elektoral të socialistëve, e vetmja mënyrë për të sfiduar seriozisht PS-në në Tiranë është përzgjedhja e një kandidati jo politik, të papërfolur dhe të papërlyer, që gëzon respekt të gjerë shoqëror dhe bashkon gjithë forcat opozitare. 

Shehaj shpjegon rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Tiranë me shifra. 

“Sot ne kemi Partinë Socialiste që në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Tiranës ka marrë rreth 49% të votave. Ka pothuajse shumicën. 

Partia Demokratike në opozitë ka rreth 32% të votave. Pas PD-së jemi ne, Mundësia me rreth 6% të votave. Dhe pastaj me radhë 3%, 3%, e kështu me radhë. 

Tani, nëse PD vendos të kandidojë një anëtar të PD-së, një përfaqësues të PD-së, diferenca dhe shanset që PD-ja të fitojë janë 49% me 32%. 

Është pothuajse e pamundur! E vetmja mundësi që ka opozita është që e gjithë opozita të gjejë një emër që i bashkon. Një emër të jashtëm. 

Jo një anëtar të PD-së. Jo një anëtar të Partisë Mundësia apo të partive të tjera. 

Por një emër që gëzon respektin e shoqërisë, që është i papërfolur, që është i papërlyer, që ka treguar në jetë që ka bërë diçka. 

Dhe vetëm me një kandidat të tillë, me një kandidat të shkëlqyer, ne mund të fitojmë kundër Partisë Socialiste.” - u shpreh Shehaj.

Megjithatë kreu i Partisë Mundësia shprehet se kjo është një sfidë e madhe. 

“Do të duhet shumë punë, por të paktën kemi sado pak shanse për të fituar. 

Dhe nëse arrijmë të mposhtim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, ky është fillimi. Është ndryshimi i madh për të sjellë dhe rotacionin politik në Shqipëri. 

Kjo është e vetmja mundësi që kemi” - propozoi Agron Shehaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI