Flash

"A bëre fushatë në burg?" deputetja Sara Mila bllokohet para gazetares Ambrozia Meta

Lapsi.al 12 September 2025
"A bëre fushatë në burg?" deputetja Sara Mila bllokohet

Opozita thotë se Sara Mila është produkt i bandës së Suel Çelës në zgjedhjet e Elbasanit dhe pas shumë akuzave që mban mbi shpinë, ajo u shfaq në kuvend me një shall ku ishin shkruar të gjitha deklaratat për të pas zgjedhjeve të 11 Majit. Foto më poshtë:

[caption id="attachment_1029070" align="alignnone" width="1600"]Sara Mila Sara Mila[/caption]

Mila, një ish-nëpunëse e panjohur e Shërbimit Social Shtetëror deri ditën që shpalli kandidaturën, rezultoi kandidatja më e votuar e Elbasanit me mbi 18 mijë vota personale, një rezultat që e renditi mes deputetëve dhe ministrave më të njohur të politikës.

Veçse, një detaj që habiti pas numërimit ishte rezultati i qendrës së votimit në burgun e Elbasanit, ku nga 102 vota gjithsej Sara Mila u votua me 92 vota, një shifër që shtoi dyshimet se kandidatja gëzonte një mbështetje të fortë nga krimi në Elbasan.

Prandaj në ditën e parë në kuvend, Sara Mila u përball me kuriozitetin e gazetarëve se si shpjegohet që kishte marrë aq shumë vota në burg. Gazetarja Ambrozia Meta e pyeti direkt nëse Mila "kishte bërë fushatë në burg" që kishte marrë thuajse 90% të votave të të burgosurve.

"Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë e thanë. Komentet e tjera janë të tepërta. Ju uroj suksese dhe të jem e sinqertë kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër" u shmang Sara Mila, ndërsa gazetarja Meta ngulmoi disa herë për t'i marrë një përgjigje.

Më herët, kreu i PD, Sali Berisha e ka pagëzuar Sara Milan me pseudonimin “Princesha e burgut”.

“Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi” u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat kur doli procesverbali i kutisë së votimit në burg. Faksimile më poshtë:

Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

Që para zgjedhjeve, opozita kishte paralajmëruar se një e panjohur si Sara Mila kishte mbështetjen e organizatës së Suel Çelës në Elbasan dhe rezultati që ende nuk ka një shpjegim logjik përforcoi dyshimet për përfshirjen e krimit në zgjedhje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI