Flash

Henry Cavill dëmtohet gjatë xhirimeve të "Highlander"

Lapsi.al 12 September 2025
Henry Cavill dëmtohet gjatë xhirimeve të "Highlander"

Henry Cavill ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes për versionin e ri shumëpritur të “Highlander”-it.

Aktori ka pësuar një dëmtim të pacaktuar, i cili është mjaft serioz për të vonuar xhirimet, sipas një raportimi nga Deadline. Produksioni i filmit tani do të fillojë në vitin 2026.

Cavill është duke luajtur në versioni e ri të filmit të vitit 1986, “Highlander,” i cili në versionin origjinal kishte si aktorë Christopher Lambert dhe Sean Connery.

Në versionin e ri të këtij filmi fantazi dhe aksion, Cavill do të luajë një personazh të rëndësishëm dhe do të bashkëpunojë me një kast të shkëlqyer aktorësh, përfshirë Russell Crowe, Dave Bautista dhe Djimon Hounsou.

Filmi i ri do të fokusohet rreth një luftëtari të pavdekshëm skocez që përballet me luftëtarë të tjerë të pavdekshëm për të fituar një aftësi të lakmuar. Regjisori i filmit do të jetë Chad Stahelski, i njohur për regjizimin e hitit "John Wick" të vitit 2014.

Filmi origjinal “Highlander” u publikua në vitin 1986 dhe është një klasik i kultit. Cavill ka thënë se ky projekt është prioriteti i tij për këtë verë. Në një intervistë për Hollywood Reporter në korrik, ai shprehu entuziazmin për këtë projekt: “Ky është një projekt që më emocionon shumë. Ky personazh do të jetë shumë argëtues për ta luajtur, dhe jam duke e shijuar çdo moment që punoj me Chad Stahelski. Ai është një njeri shumë i talentuar.”

Në jetën e tij private, Cavill ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët. Ai mirëpriti një vajzë me partneren e tij, Natalie Viscuso, në janar të vitit 2025. Çifti bëri debutimin e tij publik në vitin 2022 në premierën e filmit "Enola Holmes 2".

Të këshilluara

Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Princ Harry dhe babai i tij, Mbret Charles III, janë parë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti. Duka i Sussex mbërriti në Clarence House të Lo...

14:47

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively. Sipas një dekl...

15:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI