Flash

Kevin Federline i përgjigjet komenteve të Sam Asghari

Lapsi.al 12 September 2025
Kevin Federline i përgjigjet komenteve të Sam Asghari

Kevin Federline nuk po shqetësohet aspak nga komentet thumbuese që Sam Asghari bëri ndaj tij.

Në një video të publikuar nga TMZ më 11 shtator, Federline, 47 vjeç, reagoi ndaj deklaratës së Asghari-t që e quajti “baba profesionist”.

“Jo, nuk më shqetëson shumë çfarë mendon Sam,” u shpreh Federline. “Por më pëlqen si tingëllon ‘baba profesionist’. Mendoj se çdo baba duhet të synojë të jetë i tillë.”

Deklarata e tij vjen pak para publikimit të librit të kujtimeve të tij "You Thought You Knew", që pritet të dalë më 21 tetor. I pyetur për detaje mbi librin, ai tha: “Jam shumë i emocionuar për daljen e tij. Ka qenë një proces i gjatë dhe nuk mund të zbuloj shumë tani, por mezi pres që njerëzit ta lexojnë.”

Në gusht, Sam Asghari — ish-bashkëshorti i Britney Spears — komentoi me ironi mbi librin e ardhshëm të Federline:

“Ka qenë baba profesionist, kështu që do të jetë libri i parë që të mëson si të bëhesh një baba profesionist,” u shpreh ai për TMZ.

Federline, i cili ka gjashtë fëmijë nga lidhje të ndryshme, përfshirë dy djemtë Sean Preston dhe Jayden James me Britney Spears, vendosi të mos e thellojë situatën.

Federline gjithashtu komentoi mbi postimin e fundit të Spears, ku ajo e përshkroi martesën me Asghari si “false”. Ai tha se ky ishte “lajm për të”. I pyetur nëse kishte ndonjë dëshirë për Spears, ai u përgjigj shkurt: “Vetëm që të jetë e lumtur dhe e shëndetshme.”

 

Të këshilluara

Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Princ Harry dhe babai i tij, Mbret Charles III, janë parë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti. Duka i Sussex mbërriti në Clarence House të Lo...

14:47

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI