Flash

Maradona i harruar, dueli në ring me boksierin ‘Falucho’ Lacier: si përfundoi

Lapsi.al 12 September 2025
Maradona i harruar, dueli në ring me boksierin ‘Falucho’

Të flasësh për Diego Armando Maradonën futbollist është e tepërt, meqë edhe në vitin 2025 – shumë vite pas ndeshjes së tij të fundit të luajtur, një Boca-River i vitit 1997, dhe pesë vite pas vdekjes së tij – kushdo e di se kush ka qenë ‘Pibe de Oro’. Interpretues i konceptit më të pastër të ‘dionisiakut’, i aplikuar në çdo moment të jetës së tij brenda dhe jashtë fushës, Maradonës nuk i ka munguar kurrgjë: me shumë gjasë pothuaj askush nuk e di, të paktën në Shqipëri, që Diez ka qenë edhe boksier, duke u ngjitur në ring për një ndeshje me një boksier profesionist shumë të famshëm në atdhe, Santos ‘Falucho’ Lacier.

Ishte prilli i vitit 1996, Maradona ishte atëherë 35 vjeç dhe kishte rikthyer të luante në Argjentinë për ta mbyllur karrierën me fanellën e të dashurit Boca Juniors. Ishte atëherë që Diegos i erdhi në mend të merrej seriozisht me boks me mikun e tij të madh dhe legjendarin boksier Santos ‘Falucho’ Lacier, një vit më i madh se ai. Lacier kishte qenë kampion bote në dy kategori peshe, duke mbajtur titullin e peshave të mushtit WBA (dy herë midis viteve 1981 dhe 1985) dhe titullin e peshave super musht të WBC në vitin 1987.

Ndeshja e boksit mes Maradonës dhe ish-kampionit të botës Lacier

Maradona i kishte premtuar Lacier se herët a vonë do të ngjitej në ring me të dhe në fund ndeshja u zhvillua (e organizuar si një demonstrim me tre raunde), pikërisht 15 vite pas fitores së paharrueshme të boksierit argjentinas në Afrikën e Jugut kundër kampionit të atëhershëm të botës në musht Peter Mathebula, i rrëzuar nga ‘Falucho’. Të ardhurat e ndeshjes iu dhuruan General Paz Junior’s Club, një shoqëri polisportive argjentinase me qendër në qytetin e Kordobas, selia e takimit.

Diego Maradona gjatë ndeshjes me Santos ‘Falucho’ Lacier

Në atë rast Dieguito veshi një helmetë mbrojtëse, doreza të zeza dhe pantallona të shkurtra të verdha e blu (ngjyrat e Boca-s). Sigurisht klima e aktivitetit ishte ajo e një feste (që në momentin e peshimit Maradona kishte regjistruar 75 kg kundrejt 61 kg të Lacier-it…), por të dy nuk ia kursyen njëri-tjetrit disa shkëmbime ‘të forta’. Në mes të ndeshjes për më tepër boksierët pushuan së godituri njëri-tjetrin dhe nisën të godisnin me shaka arbitrin, mes të qeshurave të publikut.

Ndeshja mes Maradonës dhe Lacier përfundoi me barazim, por argëtimi nuk mbaroi me gongun e fundit, pasi Pibe vazhdoi të jepte spektakël duke u shfaqur me një seri pallegjesh me topin e dashur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI