Flash

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Lapsi.al 12 September 2025
Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord

Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734, me një rritje vjetore prej 2400 vetësh, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2002. Ndërsa nëse merret parasysh se numri i popullsisë banuese këtë vit ka rënë në 2.36 milionë, të punësuarit në shtet në raport me popullsinë ka gjasa është sot më i lartë nga sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit.

Të 186 mijë të punësuarit në vitin 2002 përballë popullsisë prej saktësisht 3.069 milionë banorësh, përbënin 1 të punësuar në shtet për çdo 16 banorë, ndërsa në nivelin e sotëm kemi 1 të punësuar në shtet në çdo 12 banorë.

Shtimi i të punësuarve në sektorin publik ka ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e demokracisë në vend, për shkak se gjerësisht pranohet se këto punësime bëhen në shkëmbim të votave të të punësuarve dhe të familjarëve të tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”.

Shtimi i të punësuarve në shtet duket se është reflektuar edhe në nivelin e shpenzimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e pagave të sektorit publik u rrit me 20% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një kohë kur të ardhurat buxhetore u rritën me vetëm 6.7%. /birn

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI