Flash

Juventus fiton ndeshjen e çmendur me 7 gola: Super Yildiz e Adzic dënojnë Inter

Lapsi.al 13 September 2025
Juventus fiton ndeshjen e çmendur me 7 gola: Super Yildiz e Adzic

Spektakël në Torino, Juventus mposht Interin 4-3, vendos predha e Adzic në minutën e 91-të. Gola të bukur, gabime vendimtare dhe emocione deri në fund. Allianz Stadium përjetoi një ndeshje të çmendur mes Juventusit dhe Interit, me bardhezinjtë që triumfuan në minutat shtesë.

Në fillimin e javës së tretë të Serie A, Juventusi arriti një fitore të madhe ndaj Interit me rezultatin spektakolar. 4-3 fituan bardhezinjtë, në një ndeshje ku loja ndryshoi ritëm dhe drejtim disa herë gjatë 90 minutave. Zikaltrit e nisën më mirë takimin. Por vendasit gjetën avantazhin dy herë në pjesën e parë. Fillimisht me Kelly në minutën e 14-të dhe më pas me Yildiz në të 38-ën. Calhanoglu barazoi përkohësisht me një goditje të saktë nga jashtë zone.

Lexo më tej: Juventus, tani e ka radhën drejtori i ri sportiv! Comolli do “njeriun e mrekullive”

Në pjesën e dytë, mesfushori turk realizoi dopietën personale me një tjetër goditje precize nga distanca, duke kaluar për herë të parë në avantazh skuadrën e Chivu. Spektakli vazhdoi me një episod të rrallë. Vëllezërit Thuram shënuan të dy në portat kundërshtare nën sytë e babait të tyre, Lilian Thuram, i pranishëm në tribunë. Fillimisht Marcus shënoi me kokë për Interin, më pas Khephren barazoi për Juven në të njëjtën mënyrë, duke çuar rezultatin në 3-3.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, në minutën e 91-të, Adzic lëshoi një silur nga distanca që befasoi portierin Sommer. Kështu malazezi i dhuroi Juves një fitore të madhe në shtëpi dhe vulosi një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni deri tani.

Chivu, kundër Juventus me Interin e vjetër: debutuesi Akanji e vetmja risi

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI