Flash

Aksidenti në Kaliforni, Ellen DeGeneres nën hetim

Lapsi.al 14 September 2025
Aksidenti në Kaliforni, Ellen DeGeneres nën hetim

Ellen DeGeneres është akuzuar për shkaktimin e një aksidenti automobilistik në Kaliforni, pak para se të largohej për në Angli.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six të premten, një grua ka paditur ish-prezantuesen e show-t të njohur, duke e akuzuar për përplasjen me Tesla-n e saj pasi ajo, sipas padisë, kaloi një semafor të kuq në qarkun e Santa Barbara-s në tetor të vitit 2023.

Përmes dokumenteve, gruaja tregon se, gjatë lëvizjes për në një kryqëzim ku kishte disa semaforë, ajo ndaloi dhe kontrolloi nëse kishte makina , dhe pasi nuk pa asnjë rrezik, vazhdoi lëvizjen.

Por, në momentin që ajo hyri në kryqëzim, u përplas me makinën e DeGeneres, e cila kishte kaluar  shenjën e ndalimit dhe ka shkaktuar një dëmtim te paditësja.

Padia akuzon DeGeneres për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe kërkon dëmshpërblim, por ende nuk ka një përgjigje nga përfaqësuesit e saj.

Ky lajm ka shpërthyer vetëm disa javë pas një tjetër akuze, kur një ish-kameraman i shfaqjes së saj  ka hedhur akuza për një atmosferë  toksike në punë.

Ai ka pohuar se punonjësit meshkuj  pushoheshin nga puna duke theksuar se DeGeneres kishte një qëndrim të ftohtë ndaj burrave.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI