Flash

Avokati nxjerr videon: Si Xhaçka urdhëronte Gjeneralët për pronat e ushtrisë

Lapsi.al 14 September 2025
Avokati nxjerr videon: Si Xhaçka urdhëronte Gjeneralët për

Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video të shkurtër, që sipas tij tregon se si janë dhënë pronat e ushtrisë drejt biznesmenevve të lidhur me pushtetin.

Në videon e mëposhtme, dëgjohet dikush të thotë: "Ndërkohë Ministrja e do të mbyllur sot. I thashë që kam hallin e procedurës se ne e marrim vendimin duke dëgjuar vetëm njërën anë, por ai do të thotë që unë jam i pambrojtur".

Sipas Llangozit, gjenerali që zbatoi urdhërin e Xhaçkës është Bardhyl Kollçaku që më pas është shpërblyer me një karrige deputeti. Ai shprehet se deri më tani nga SPAK, nuk ka asnjë lëvizje për këtë edhe pse janë 5 vite që është hapur si hetim.

Postimi i plotë:

Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin. Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare.

Por skandali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike.

Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në mbrojtje të atdheut, por gjenerali ynë, Bardhyl Kollçaku, nuk do të mbahet mend për trimëri apo kontribute ushtarake, ai do të hyjë në histori si gjenerali i oligarkëve, njeriu që tradhtoi kombin shqiptar duke shitur pasuritë e ushtrisë dhe duke i kthyer në plaçkë pushteti për interesat e ngushta të politikës dhe biznesit të lidhur me të.

Por çfarë ka bërë SPAK? Pesë vite “hetim” dhe asnjë vendim, asnjë arrestim, asnjë përgjegjësi! Heshtja e SPAK-ut është bashkëpunim në krim dhe turp për drejtësinë shqiptare.

Kjo video është prova që duhet të çonte pas hekurave Xhackën, Kollçakun dhe gjithë zinxhirin politik-ushtarak që shiti pasuritë e vendit te oligarkët. Çdo ditë që kalon pa arrestime, është një dëshmi tjetër se drejtësia në Shqipëri është e kapur, e shitur dhe e gjunjëzuar para pushtetit dhe parasë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI