Flash

PAMJET/ Djali i Jozefina Topallit kurorëzon dashurinë me moderatoren e njohur

Lapsi.al 14 September 2025
PAMJET/ Djali i Jozefina Topallit kurorëzon dashurinë me moderatoren e

Pas lajmit për martesën e Genar Topallit, djalit të deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, me modelen dhe moderatoren sportive Cindy Marina, janë publikuar edhe pamjet e para të ceremonisë të mbajtur në Itali.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqen momente emocionuese nga festa martesore, ku djali i Jozefina Topallit vallëzon si me nusen e tij, ashtu edhe me të ëmën. Një prej klipeve më të shpërndara tregon ish-kryeparlamentaren duke kërcyer me të birin në ditën e tij të veçantë.

Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë: Sot nis  një kapitull i ri! Morëm bekimin e Papës - Shqiptarja.com

Ceremonia private, e organizuar në një nga ambientet e Vatikanit, ka mbetur deri më tani disi e rezervuar për publikun. Megjithatë, pamjet e fundit hedhin dritë mbi disa nga momentet më të bukura të dasmës.

Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë - Sot News  | Lajme

Kujtojmë se për shkak të kësaj ceremonie, Jozefina Topalli mungoi në seancën e konstituimit të Kuvendit, ku deputetët e rinj bënë betimin, duke u renditur ndër pesë ligjvënësit që nuk morën pjesë në këtë seancë të rëndësishme parlamentare.

Ndërkohë, Cindy Marina, e njohur për titullin Miss Universe Albania 2019 dhe për karrierën e saj si moderatore dhe ish-sportiste, kishte organizuar më herët këtë vit një festë beqarie në SHBA, e cila gjithashtu tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. /BW 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI