Flash

Parashikimi/ Si do të jetë moti këtë të diel

Lapsi.al 14 September 2025
Parashikimi/ Si do të jetë moti këtë të diel

Kjo e diel sjell një mot kryesisht të qëndrueshëm në territorin shqiptar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qeta, duke favorizuar kthjellime në pjesën më të madhe të ditës.

Pritet një alternim i kthjellimeve me vranësira të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore të vendit. Pjesa tjetër e territorit pritet të mbetet pa reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindor në jugperëndim me intensitet mesatar rreth 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit jugor, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 11 m/s.

Sa i përket detit, pritet të jetë i qetë, me valëzim të ulët në forcën 1 deri në 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI