Flash

Sharon Osbourne flet për herë të parë pas vdekjes së Ozzy-t

Lapsi.al 14 September 2025
Sharon Osbourne flet për herë të parë pas vdekjes së

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, legjendës së muzikës rock Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne ka reaguar për herë të parë  në rrjete sociale.

Në një postim në Instagram të premten, 72-vjeçarja falënderoi publikun për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Jam ende duke u përpjekur të gjej fjalët për të shprehur mirënjohjen që ndjej për dashurinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kam marrë nga ju në rrjete sociale,” shkroi Sharon.

“Komentet, postimet dhe homazhet tuaja më kanë dhënë më shumë ngushëllim nga sa mund të imagjinoni. Asgjë nuk ka kaluar pa u vënë re – më kanë mbajtur gjallë në shumë net të vështira.”

Në postimin e saj emocional, Sharon shpjegon se lidhja me zogjtë grabitqarë është e ndërtuar mbi besim dhe ndjesi sigurie – një simbolikë që ajo e lidh me përvojat e jetës së saj.

“Këto krijesa të fuqishme vendosin të qëndrojnë pranë teje vetëm kur ndihen të sigurta dhe nuk janë të frikësuara. Është një lidhje që e njoh shumë mirë. Përvoja ishte thjesht magjike,” shkruan ajo.

Sharon dhe Ozzy Osbourne ishin të martuar për 43 vite, që nga korriku i vitit 1982. Çifti ndau tre fëmijë së bashku – Aimee, Kelly dhe Jack – ndërsa Ozzy ishte gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë nga martesa e tij e mëparshme me Thelma Riley.

Rockeri legjendar ndërroi jetë më 22 korrik 2025, në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit dhe komplikimeve nga një dëmtim në qafë që  kishte pësuar në vitin 2003. Ai ishte i rrethuar nga familja në momentin e ndarjes nga jeta.

“Ai ishte me familjen dhe i rrethuar nga dashuria,” thuhej në deklaratën zyrtare të familjes.

Sharon ishte menaxherja e Ozzy-t dhe ndihmoi në publikimin e 13 albumeve të tij, ndërkohë që çifti u bë i njohur botërisht edhe përmes reality show-t të famshëm “The Osbournes.”

Në vitin 2021, u njoftua një film biografik mbi historinë e dashurisë së tyre, me Sharon që deklaronte:

“Marrëdhënia jonë ishte shpeshherë e çmendur dhe e rrezikshme, por ishte dashuria jonë e palëkundur që na mbajti bashkë.”

Të këshilluara

Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Princ Harry dhe babai i tij, Mbret Charles III, janë parë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti. Duka i Sussex mbërriti në Clarence House të Lo...

14:47

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI