Flash

Skandal në Britani/ Mjeku la pacientin në anestezi për të bërë seks me infermieren

Lapsi.al 14 September 2025
Skandal në Britani/ Mjeku la pacientin në anestezi për të

Një anestezist i martuar kreu marrëdhënie seksuale me një infermiere në një sallë operacioni në Spitalin “Tameside” në Mançester të Britanisë së Madhe duke e lënë pacientin nën efektin e anestezisë. Dr. Suhail Anjum, 44 vjeç dhe infermierja u panë nga një kolege e cila hyri papritmas në dhomë. Sipas raportimeve, anestezisti i kishte kërkuar një infermieri tjetër të mbikëqyrte pacientin gjatë operacionit, në mënyrë që të mund të bënte një pushim. Në vend të kësaj, Dr. Anjoum shkoi në një sallë tjetër operacioni, ku pati marrëdhënie seksuale me infermieren.

Zëdhënësi i Këshillit të Përgjithshëm Mjekësor, Andrew Molloy tha se Dr. Anjoum ishte anestezisti për 5 raste në sallën 5 më 16 shtator 2023 dhe u largua gjatë operacionit të tretë. Pak më vonë, një infermiere hyri në sallën 8 dhe "e gjeti Dr. Anjoum dhe infermieren në një pozicion të sikletshëm".

“Ajo tha se e pa kolegen e saj me pantallonat deri në gjunjë dhe të brendshmet e zbuluara, ndërsa Dr. Anjoum po lidhte kordonin e pantallonave. Infermierja u trondit dhe doli menjëherë nga dhoma. Dr. Anjoum u kthye në dhomën 5 pas afërsisht 8 minutash. Është thelbësore të thuhet se nuk pati dëm për pacientin gjatë mungesës së mjekut dhe operacioni vazhdoi pa incidente të mëtejshme", tha zëdhënësi.

Sigurisht, infermierja ia raportoi incidentin menaxherit të saj. Para se Gjykata e Lartë e Mjekësisë të hapte çështjen, Dr. Anjum nuk i kundërshtoi faktet dhe pranoi se kishte pasur aktivitet seksual me infermieren. Ai gjithashtu pranoi se veprimet e tij kishin potencialin të rrezikonin pacientin.

Dr. Anjum i tha Shërbimit të Tribunalit Disiplinor Mjekësor se ai u largua nga Spitali Tameside në shkurt 2024 dhe u kthye në Pakistan. Megjithatë, ai theksoi se donte të vazhdonte karrierën e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u zotuar se nuk do të kishte përsëritje të "gabimit fatal të gjykimit".

Dr. Anjum tha se incidenti ndodhi në një "kohë stresuese" për familjen e tij, pas lindjes së fëmijës së tij më të vogël në janar 2023. "Vajza jonë lindi para kohe, me një peshë shumë të ulët lindjeje. Gruaja ime pati një lindje shumë traumatike. Ishte një përvojë stresuese. Ne nuk ishim në gjendje të lidheshim si çift gjatë asaj kohe. Kjo ndikoi në jetën time personale, shëndetin tim mendor dhe punën time në spital" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI