Flash

Messi, gafa e sikletshme nga pika e bardhë: “Panenka” e argjentinasit ishte për turp

Lapsi.al 15 September 2025
Messi, gafa e sikletshme nga pika e bardhë: “Panenka” e
Lionel Messi protagonist në mënyrë negative në humbjen e Inter Miami: gabim nga njëmbëdhjetë metra për argjentinasin. Pas celebrimit me Argjentinën në atë që duhet të ketë qenë ndeshja e tij e fundit e luajtur në atdhe me Kombëtaren, Lionel Messi u rikthye të vishte fanellën e Inter Miami. Gjërat megjithatë nuk shkuan mirë për yllin argjentinas, i cili humbi thellë 3-0 kundër Charlotte, por mbi të gjitha gaboi penalltinë që mund ta kishte çuar skuadrën e tij në avantazh. Jo një gabim dosido, sepse Messi provoi panenkën, një zgjedhje që rezultoi e gabuar.

PENALLTIA E GABUAR

Në minutën e 31’, me rezultatin ende 0-0, Messi pati shansin të shënonte nga pika e bardhë. Rast që megjithatë u humb në mënyrë të bujshme duke i lënë portierit të priste goditjen. Numri 10 provoi një prekje nën top duke kërkuar ta mashtronte portierin e Charlotte, por Kahlina qëndroi në vend pa u hedhur dhe kështu mundi ta priste pa shumë probleme “panenkën” e argjentinasit.

IRONIA: GOLI I PËSUAR MENJËHERË MË PAS

Që ta rëndonte edhe më shumë gabimin ishte ajo që ndodhi vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 34’, nga një aksion kundërsulmi, vendasit arritën të zhbllokonin ndeshjen me Idan Gorno, autor më pas i një triplete të jashtëzakonshme. Në pak minuta, nga avantazhi i mundshëm i Inter Miami te goli i Charlotte; pikëkthesa ishte pikërisht ajo penallti e humbur nga Messi.

MESSI, “3-0” I DYTË I PËSUAR RADHAZI

Një humbje e thellë për Inter Miami, që vinte tashmë pas disfatës në finalen e Leagues Cup kundër Seattle Sounders. Edhe në atë rast, skuadra e Messit humbi 3-0. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG ishte në fushë në të dy ndeshjet e humbura. Një moment jo shumë i lumtur pra për Messin me klubin, edhe pse vetëm pak ditë më parë argjentinasi kishte shkëlqyer me një dopietë në Kombëtare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI