Flash

Serbia humb mbi 40 mijë tifozë ndaj Shqipërisë: sfida lëviz nga Beogradi në Dubočica

Lapsi.al 15 September 2025
Serbia humb mbi 40 mijë tifozë ndaj Shqipërisë: sfida

Në 11 tetor sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet në Beograd, por në stadiumin e Leskovacit, “Dubočica”. Lajmi tashmë është zyrtar, pas kërkesës së bërë nga Federata Serbe e Futbollit në UEFA, që ka marrë edhe aprovimin e FSHF-së. Kështu, nga Rajko Mitic, apo Maracana si njihet stadiumi i Crvena Zvezdës në Beograd me mbi 50 mijë vende, do të luhet në një impiant me 8.100 tifozë kapacitet.

Njoftimi i FSHF

Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

Arsyet e ndryshimit të stadiumit

Situata e tensionuar në Serbi, incidentet e ndodhura në ndeshjen me Anglinë pak ditë më parë dhe kujtimi i ngjarjes së ndodhur një dekadë më parë, pikërisht kundër Shqipërisë, kanë bërë që Federata Serbe e Futbollit të kërkojë e të sigurojë me miratimin e FSHF-së dhe UEFA-s ndryshimin e stadiumit të ndeshjes së 11 tetorit kundër kuqezinjve.

Tashmë është zyrtare, dhe sfida e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin “Rajko Mitić”, që është edhe më i madhi në vend, mbi 50 mijë vende, do të zhvendoset nga kryeqyteti. Serbia, që luajti në të ashtuquajturin Maracana kundër Anglisë është frikësuar nga incidentet të reja, të ndikuara edhe nga trazirat politike që kanë përfshirë vendin. E kështu,

Si është stadiumi i Leskovacit?

Kërkesa zyrtare e Federatës Serbe të Futbollit ndaj UEFA-s, edhe me aprovimin e Federata Shqiptare e Futbollit, është miratuar dhe kështu ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Leskovacit, i quajtur “Dubočica”. Bëhet fjalë për një impant të ri, të inauguruar vetëm në 21 gusht 2023, shumë më të mbledhur, me një kapacitet prej vetëm 8,136 vendesh.

Nuk është hera e parë që Serbia dërgon kombëtaren të luajë aty, e fundit ka qenë në qershor në fitoren 3-0 kundër Andorras. Kjo do të ishte ndeshja e pestë e Serbisë në Dubočica, ku ka fituar edhe ndaj Zvicrës 2-0 për Nations League 2024-25, ndërsa ka barazuar dy herët e tjera: 0-0 me Danimarkën po për Nations League 2024-25 dhe 2-2 me Bullgarinë për kualifikueset e Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI