Flash

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Lapsi.al 15 September 2025
Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los Angeles.

Aktori u shpall Aktori më i Mirë në një Serial Komedi, duke lënë pas emra si Adam Brody (Nobody Wants This), Jason Segel (Shrinking), Jeremy Allen White (The Bear) dhe Martin Short (Only Murders in the Building).

Gjatë fjalimit Rogen u shpreh:

“Kjo është e pabesueshme. Nuk e besoja që do ndodhte, ndaj nuk përgatita asgjë. S’kam fituar asgjë në jetën time. Kur isha fëmijë, bleva një trofe bowling për fëmijë në një ankand, dhe prindërit më thanë: ‘Po, ide e mirë. Bleje.’”

Ai falënderoi bashkëshorten, nënën e tij, ekipin e serialit, skenaristët, aktorët që kanë marrë pjesë në serinë "The Studio" dhe përfundoi me:

“Nuk di çfarë të them më shumë. Është kaq bukur. Ju falënderoj të gjithëve!”

Rogen jo vetëm që luan në serialin Apple TV+, por është edhe krijues, regjisor dhe skenarist i tij, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të përhershëm Evan Goldberg. Ai luan rolin e Matt Remick, drejtori i një studioje fiktive në Hollywood që përballet me presion të madh nga industria.

Në një intervistë për PEOPLE, Rogen u shpreh:

“Seriali është reflektim i mendimeve tona për Hollywood-in — frustrimet, zhgënjimet, por edhe magjia që ekziston në të.”

Gjithashtu, pjesë e kastit janë emra të njohur si Ike Barinholtz, Catherine O’Hara, Kathryn Hahn, Bryan Cranston, Dave Franco, Ron Howard, Anthony Mackie, Martin Scorsese dhe Zoë Kravitz — shumë prej tyre gjithashtu të nominuar për interpretimet e tyre në serial.

 

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI