Flash

Skandali/ Si abuzohet me tenderat edhe në universite dhe Akademinë e Shkencave

Lapsi.al 15 September 2025
Skandali/ Si abuzohet me tenderat edhe në universite dhe Akademinë e

Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në korrupsion dhe prodhojnë më shumë hajdutëri se dije. Disa hetime administrative nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë çuar në pezullimin e dhjetra punonjësve në universitete dhe Akademinë e Shkencave për abuzime me tenderat publikë.

Kapitali publikon rezultat e hetimeve, të cilat janë një njollë e madhe turpi për institucionet që duhet të ishin farët e integritetit të shoqërisë. Në Universitetin e Shkodrës, APP ka konstatuar paligjshmëri të rënda në 9 tendera, nga hartimi i specifikimeve deri tek vlerësimi i fituesve. Pas hetimit APP ka propozuar marrjen e masave disiplinore për 20 punonjës të Universitetit Luigj Gurakuqi.

"Në bazë të nenit 23/e dhe nenit 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj 20 (njëzet) personave, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim," thuhet në raportin e monitorimit.

Skandali i turpit/ Universitet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në

Por Universiteti i Shkodrës nuk është institucioni i vetëm akademik i mbuluar nga hajdutëria. Në Universitetin e Elbasanit hetimet kanë nxjerrë të njëjtat rezultate.

"Në mbështetje të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, APP vendosi t'i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 8 (tetë) personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim," zbulon APP.

Por qershia mbi tortë është Akademia e Shkencave. Ajo që duhet të ishte tempulli i dijes dhe integritetit të shoqërisë shqiptare, në fakt ka rezultuar një institucion i rëndomtë që abuzon me tenderat publikë.

"Në bazë të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 7 (shtatë) personave, për mangësi të evidentuara në vendim," thuhet në raportin hetimor të APP për Akademinë e Shkencave.

Skandali i turpit/ Universitet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në

Dokumentat e bëra publike nuk e tregojnë katogrinë e masave disiplinore të marra ndaj punonjësve universitarë dhe atyre të Akademisë së Shkencave. Por mjafton vetëm fakti që në tre institucione të dijes merren masa për 35 zyrtare si abuzues tenderash për të dëshmuar se institucionet e dijes në Shqipëri më shumë vjedhin se prodhojnë shkencë. Pa përmendur këtu arrestimet e SPAK në Kamëz. /Marrë nga Kapitali.al

Të këshilluara

Begaj dekreton qeverinë "Rama 4"

Katër ditë pas shpalljes së qeverisë së re në mandatin e katër të Edi Ramës në krye të mazhorancës, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e kryeministrit d...

17:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI