Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Adriatik Lapaj për Endri Shabanin: Edhe Skënderbeun e tradhtoi Hamzai!

Lapsi.al 16 September 2025
Adriatik Lapaj për Endri Shabanin: Edhe Skënderbeun e tradhtoi Hamzai!

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbi ardhmen e karrierës së tij, si dhe largimin e Endri Shabanit nga koalicioni

Lapaj nuk arriti të bëhet dot deputet dhe këtë ja faturon “tradhtisë” së Endri Shabanit, të cilin e krahason me Hamza Kastriotin dhe Juda Iskariotin.

Lapaj shton se lëvizja e tij do flasë me akte juridike, kundër ligjeve të mazhorancës, teksa në parlament përfaqësohet me deputeten e listës së mbyllur Ana Dajko.

Adriatik Lapaj: Rregullorja i përcakton deputetët që nuk janë pjesë e një grupi parlamentar, nuk janë pjesë komisioni. Do flasim përmes akteve juridike. Politikisht nuk deshëm por na detyruan. Nuk është për tu parë si fatalitet. Por duhet të merret sinjali qartë, u bë çdo gjë për ta ndalur këtë lum njerëzish. Nuk do e arrijnë dot.

Këtë kemi bërë që nga shkolla deri tani. Kur e bënim këtë kur nuk e dinim sa njerëz nga mbështesin jo më tani që e dimë se janë 80 mijë njerëz që na presin. E vetmja gjë që kërkuam ishte gara. Isha një nga të paktët që fituam që e rendita veten në listë të hapur, për të dhënë mesazh që liderët duhet të garojnë. Nuk duhet ta fusin veten qyl aty. Duhet të ndjej keqardhje dhe turp që shkuam aty me përfaqësim cilësor. Na tradhtuan por ndodh. Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti.

Nuk pretendojmë se kemi aftësi më të mëdha se Biri i Perëndisë. Ata që na dëgjojnë duhet ta trajtojnë ekztaktësisht kështu. A duan të tradhtohen në kauzat e tyre? Kush na tradhton ne? E di gjithë Shqipëria, ata që flisnin për listat e hapura. Dhe pastaj nuk lejuan të aplikohet. Kjo është e vërteta e madhe.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI