Flash

Detaje të reja/ Si ndodhi atentati ndaj Paulin Harushës në Kanada

Lapsi.al 16 September 2025
Detaje të reja/ Si ndodhi atentati ndaj Paulin Harushës në Kanada

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat në Toronto të Kanadasë. Viktima eshte identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, me origjinë nga Shkodra dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas njoftimit zyrtar, të autoriteteve 43-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për t’i shpëtuar jetën. Ai u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti pranë kryqëzimit të "Victoria Park Avenue" dhe "Sheppard Avenue East", rreth mesnatës së të shtunës.

Photo shows forensic investigators at the scene of a shooting in Scarborough. (Arthur Pressick/CityNews)

Sipas dëshmitarëve, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet, përpara se të mbërrinte policia. Sipas dëshmitarëve ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur. Gjithashtu autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut.

Police cars are parked behind police tape in a parking lot.

Shooting scene

Sipas mediave lokale banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre dhe nëse e kanë parë mjetin ose të dyshuarit. Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën dhe çifti ka lënë pas dy fëmijë.

Në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI