Flash

Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas vendimit

Lapsi.al 16 September 2025
Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas

Policia e Durrësit ka kryer ekzekutimin e vendimit për Vangjush Dakon, në spital.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai ka kaluar aritmi pas vendimit dhe më pas e kanë gjetur në spital. Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut.

Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës, u la në fuqi vendimi i GJKKO, që e dënon Dakon me 2 vite e 8 muaj burg. Kështu Dako, i akuzuar për korrupsion, pritet të rikthehet në burg për të vijuar pjesën e dënimin që i mbetet, ndërsa rreth një vit më parë u la në arrest shtëpie.

Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi që Dako të kalonte në arrest shtëpie, për shkak se kanë përfunduar afatet, ndërkohë që u urdhërua plotësim hetimesh.

Në fuqi është lënë edhe dënimi përfundimtar me 2 vite burg për të bashkëpandehurit e Dakos, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar./ TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI