Flash

Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

Lapsi.al 16 September 2025
Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

Festivali më i madh i muzikës në botë, Coachella, ka publikuar zyrtarisht line-up-in për vitin 2026. Eventi do të mbahet në dy fundjava, nga 10 deri më 12 prill dhe nga 17 deri më 19 prill, në Indio, Kaliforni.

Pas një performance në Coachella 2024, këngëtarja e hitit “Espresso”, Sabrina Carpenter, do të ngjitet këtë vit në skenën kryesore si headliner e së premtes. Ajo do të shoqërohet nga Ethel Cain, Teddy Swims, KATSEYE, The XX, Turnstile dhe shumë të tjerë.

Justin Bieber, i cili ndër vite ka bërë paraqitje surprizë në festival, këtë herë do të jetë headliner i së shtunës, ku do të performojë setet e tij SWAG dhe SWAG II. Në të njëjtën ditë, do të ngjiten në skenë edhe The Strokes, Addison Rae, Sombr dhe David Byrne.

Të dielave, Karol G do të jetë ajo që do të mbyllë të dyja fundjavat e festivalit, me një performancë që pritet të jetë elektrizuese. Ajo do të shoqërohet nga artistë si Young Thug, Laufey, Iggy Pop, FKA Twigs dhe Wet Leg.

Një tjetër risi këtë vit është kampimi në grup, i cili do të lejojë grupe prej 10 vetash apo më shumë të qëndrojnë bashkë në hapësira të dedikuara, duke e bërë eksperiencën edhe më sociale.

Si gjithmonë, festivali do të tërheqë jo vetëm artistë, por edhe shumë personazhe të njohur. Në vitin 2024, Taylor Swiftdhe Travis Kelce patën një nga paraqitjet më ikonike si çift, duke ndjekur performancat e shoqeve të saj Ice Spice dhe Bleachers.

Ndërkohë, Kardashians dhe Vanessa Hudgens vazhdojnë të konsiderohen si ikonat e stilit të Coachella-s. “Është çfarëdo që më pëlqen atë vit,” tha Vanessa në një intervistë të mëparshme. “Festivali është vendi ideal për t’u shprehur pa gjykime.”

Të këshilluara

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI