Flash

Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Lapsi.al 16 September 2025
Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje. Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese. Gjatë vitit të kaluar 31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%. Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë. Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë./ Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash ku më të theksuara kthjellimet priten në vijën bregdetare ndërsa vranësira më të dukshme ...

07:25

SHBA godit kartelet e drogës në Venezuelë

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një anije të një karteli venezuelian të trafikut të drogës, e cila po lëvizte drejt SHBA-së. Credin...

07:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI