Flash

Sterling “i papunë” luksi te Chelsea: rrogë e ekzagjeruar për të mos bërë asgjë

Lapsi.al 16 September 2025
Sterling “i papunë” luksi te Chelsea: rrogë e ekzagjeruar

Raheem Sterling bën pjesë te i ashtuquajturi “dhoma e zhveshjes së të përjashtuarve” e Chelseat. Dhe fiton shumë para për të mos bërë asgjë. Sulmuesi, sot tridhjetëvjeçar, ka një kontratë që e lidh me Blutë deri në vitin 2027 dhe nëse klubi nuk do të arrijë ta shesë përfundimisht do të detyrohet t’i japë një pagë prej rreth 19 milionë eurosh në vit. Nuk ka hapësira për negociata me shoqërinë: është jashtë programeve, nuk ka mundësi që të rikthehet në skuadër. E ka përjashtuar edhe trajneri, Maresca, i cili ka përmendur emrin e tij (dhe atë të të tjerëve të parkuar me valixhen gati) mes të ashtuquajturve të padëshiruar. Ja pse në Instagram ish-sulmuesi i kombëtares ka ndarë një histori në të cilën tregon çfarë ndodh në “20:21” të një mbrëmjeje çfarëdo të kaluar duke u stërvitur në të ftohtë dhe mënjanë në një fushë alternative ndaj asaj të zakonshme.

Sa fiton Sterling për të mos luajtur kurrë

Shifra që Sterling përfiton nga Chelsea është vetë shkaku i situatës ku ndodhet: asnjë skuadër nuk është në gjendje të përballojë një shpenzim kaq të madh për t’i dhënë pagë dhe shpërblime. Mjafton të bësh dy llogari shumë të thjeshta për të kuptuar pse shoqëritë që i afrohen atij dhe agjentëve të tij ftohen gati menjëherë: ish-i i Manchester City dhe Liverpool arkëton rreth 325 mijë euro në javë nga Blutë, që bëhen 1 milion e 500 mijë euro në muaj deri në rreth 19 milionë në vit.

Sterling në grupin e “të përjashtuarve”: kanë mbetur vetëm tre

Raheem Sterling, Tyrique George dhe Axel Disasi janë të vetmit futbollistë të gati ‘të dymbëdhjetëve të pistë’ që Chelsea nuk arriti t’i sistemojë (qoftë edhe në huazim) deri më 1 shtatorin e kaluar, kur u mbyll sesioni veror i merkatos. Christopher Nkunku kaloi te Milani, Nicolas Jackson te Bayern Munich, Renato Veiga te Villarreali, Carney Chukwuemeka dhe Aaron Anselmino te Borussia Dortmundi, Ben Chilwell te Strasburgu dhe David Datro Fofana te turqit e Fatih Karagümrük janë lojtarët që gjetën një sistemim të përkohshëm.

Lexo më tej: “Skifterët” nga Laçi autorë të 33 grabitjeve në Angli, mes tyre edhe shtëpia e fubollistit të Chelsea, Raheem Sterling

Te dy të tjerëve ende “të parkuar” trajneri i Blutë u ka hequr çdo shpresë rehabilitimi pavarësisht listës së dëmtimeve. “Janë lojtarë të Chelseat sepse kanë një kontratë me klubin. Për momentin, ata po vazhdojnë të stërviten veçmas. Ideja është të vazhdohet saktësisht në të njëjtën mënyrë. Që kur kemi nisur sezonin, nuk kam parë asnjërin prej tyre. Dhe nuk ka asnjë mundësi që të kthehen me ne.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI