Flash

Amanda Seyfried mbron komentet për Charlie Kirk pas kritikave

Lapsi.al 17 September 2025
Amanda Seyfried mbron komentet për Charlie Kirk pas kritikave

Amanda Seyfried u përball me kritika pas deklaratës së saj se Charlie Kirk, “ishte i mbushur me urretje”.

Në një postim në Instagram, 39-vjeçarja shpjegoi se nuk synonte të “shtonte zjarrin”, por dëshironte të rikthente diskutimin në një vend më të arsyeshëm dhe të theksonte se është e shqetësuar për gjuhën mizogjene dhe raciste që ai përfaqësonte.

“Nuk duhet ta harrojmë nuancën e njerëzimit,” shkroi ajo, duke shtuar: “Mund të jem e zemëruar për mizogjininë dhe retorikën raciste, dhe gjithashtu të pranoj që vrasja e Charlie Kirk-ut ishte një akt i tmerrshëm dhe i papranueshëm.”

Kjo deklaratë erdhi pas reagimeve të forta të fansave, të cilët e kritikuan ashpër aktoren, duke e akuzuar se po inkurajon dhunën dhe po ofendon fenë dhe opinionet konservatore.

Seyfried gjithashtu shpërndau në Instagram Stories një mesazh që u interpretua si sugjerim se Kirk kishte nxitur vetë dhunën ndaj tij: “Nuk mund të ftosh dhunën në tryezë dhe të habitesh kur ajo të kafshon.”

 

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI