Flash

Cardi B shpjegon momentin viral nga gjyqi civil

Lapsi.al 17 September 2025
Cardi B shpjegon momentin viral nga gjyqi civil

Cardi B ka folur për një moment që u bë virale gjatë gjyqit të saj civil për sulm, duke sqaruar pse në disa video të publikuara nga Court TV ajo duket sikur po fle gjatë përfundimit të argumenteve.

Në emisionin The Jennifer Hudson Show të hënën, më 15 shtator, Cardi, 32 vjeçe, pranoi se në fakt po përpiqej të luftonte lodhjen:

“Nuk po gënjej, po më zinte gjumi. Ishte një natë shumë e gjatë! Jam në mes të promovimit të albumit tim dhe isha shumë e lodhur,” tha ajo.

Gjyqi civil, ku Cardi u lirua nga akuza për sulm, përfundoi më 2 shtator dhe ajo e përshkroi atë si përvojë “të mbingarkuar.”

“Duhet të shkoja në gjyq ndërkohë që po përgatitesha për albumin,” tha reperja. “Dhe kur mbërrita aty, kuptova që gjithçka do të transmetohej në televizion kombëtar… ishte e pabesueshme. Edhe humba ditën e parë të shkollës së fëmijëve, por të paktën po flitet për diçka pozitive.”

Pasi gjyqi përfundoi, Cardi nxori në shitje një version të albumit të saj "Am I The Drama?", i quajtur “Courtroom Edition”, me foto virale nga gjyqi si kopertina.

Në një video  në TikTok, ajo madje shiste albumet e saj në rrugë duke i ofruar kalimtarëve me çmimin 9.99 dollarë. Albumi "Am I the Drama?" do të publikohet më 19 shtator dhe përfshin këngët hit si "Imaginary Playerz," "Outside," "Up" dhe "WAP."

Të këshilluara

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI