Flash

Kërkesë e ulët nga eksporti dhe rritje e kostove, industria në rënie

Lapsi.al 17 September 2025
Kërkesë e ulët nga eksporti dhe rritje e kostove, industria

Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.

Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.

Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.

Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.

Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.

Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.

Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dendura do të jenë në skajin ver...

07:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI