Flash

Ora 'Richard Mille' i hap telashe Mozzik, izolohet në aeroportin e Prishtinës

Lapsi.al 17 September 2025
Ora 'Richard Mille' i hap telashe Mozzik, izolohet në aeroportin

Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare.

Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim.

Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më të veçanta të markës.

Çmimi i saj kap shifrën deri në 1.5 milionë euro, shumë kjo që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit të saj në doganë. Nuk dihet nëse Mozzik ishte vetëm apo me vëllain dhe të dashuren me të cilët udheton shpesh.

Aktualisht nuk dihet nëse reperi do të lirohet pas 24 orëve apo do të përballet me masa të tjera ligjore.

Pritet që nëse oret ne vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë ngjarje.

Të këshilluara

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI