Flash

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Lapsi.al 17 September 2025
Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “Spice”, në vitin 1996.

Në një intervistë ekskluzive për New York Post, këngëtarja 50-vjeçare tregoi se ndonëse nuk ka plane konkrete, bisedat për një ribashkim nuk kanë munguar:

“Shpresoj shumë,” u përgjigj ajo, kur u pyet nëse po planifikojnë diçka për përvjetorin. “Janë diskutuar shumë gjëra mes nesh, por asgjë s’është vendosur përfundimisht.”

Mel B theksoi se nuk do të konfirmojë asgjë derisa të jetë “gati për t’u parë nga publiku”, por nuk e përjashtoi mundësinë e një rezidence në Las Vegas, në stilin e Backstreet Boys: “Po, kjo është ide shumë e mirë”, tha ajo.

Spice Girls kanë performuar për herë të fundit të gjitha së bashku në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012. Më pas, në vitin 2019, ato dolën në turne , pa Victoria Beckham, e cila zgjodhi të fokusohet te linja e saj e modës.

Në prill 2024, fansat u entuziazmuan kur të pesë Spice Girls u panë bashkë në festën e 50-vjetorit të Victoria Beckham, ku kënduan “Mama” dhe “Stop”.

Të këshilluara

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI