Flash

Truku psikologjik i Real Madrid: imponim për të trembur kundërshtarët para ndeshjes

Lapsi.al 17 September 2025
Truku psikologjik i Real Madrid: imponim për të trembur
Real Madrid bëri debutimin në Champions League duke shtrënguar dhëmbët kundër Marseille dhe duke marrë një fitore të vuajtur pavarësisht inferioritetit numerik. Xabi Alonso dëshiron të shkëlqejë me skuadrën e tij dhe t’u japë mundësinë Blancos të ringrihen pas vitit të fundit, kur ata përjetuan një fushatë europiane jo në lartësinë e lavdisë së tyre. Po i provojnë të gjitha, në fushë dhe jashtë saj, duke filluar të intimidojnë kundërshtarët që në momentin e zbritjes nga autobusi: nuk ka kaluar pa u vënë re strategjia e re e spanjollëve që kanë vendosur të ekspozojnë replikat e të gjitha trofeve Champions të fituara, në një vend vërtet të veçantë. Ndryshimi u fiksua nga fotografët para debutimit me Marseille dhe i la të gjithë të habitur. Shoqëria i ka vendosur të 15 kupat e fituara në historinë e saj të rreshtuara në korridorin ku kalojnë të gjithë lojtarët për të hyrë në stadium. Është kontakti i parë që kundërshtarët kanë me Bernabeun dhe për këtë arsye Real Madrid ka vendosur ta bëjë sa më mbresëlënës të jetë e mundur, duke shfaqur gjithçka që kanë fituar.

Pse Real Madrid ka ekspozuar trofetë Champions në korridor

Të gjitha kupat e fituara janë shfaqur në një korridor që nuk është zgjedhur rastësisht: është ai që të gjithë lojtarët kalojnë pasi zbresin nga autobusi për të arritur në dhomat e zhveshjes. Një ndalesë e detyrueshme që tani ekspozon 15 Champions League, të gjitha të lustruara dhe gati për t’u vënë në dukje për të bërë efekt mbi skuadrat që do të mikpriten në Bernabeu këtë edicion. Është një lloj truku psikologjik për të trembur rivalët, përmes historisë së Real Madrid, një kujtesë që shërben për t’u dridhur gjunjët lojtarëve para se të zbresin në fushë. Blancos e bëjnë të qartë se janë ata mbretërit e Europës duke treguar të gjithë koleksionin e tyre të lakmueshëm, një strategji për të trembur kundërshtarët por edhe për t’i kujtuar skuadrës të gjitha arritjet që ka patur në historinë e saj. Natyrisht, nuk janë të vetmet replika në zotërim të Real, i cili vazhdon të ekspozojë të gjitha trofetë edhe në muzeun e tij, të hapur për të gjithë tifozët dhe të apasionuarit që kalojnë nga Madridi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI