Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Arlind Qori: Rama sot foli si Benito Musolini, sjellja e PD e shëmtuar

Lapsi.al 18 September 2025
Arlind Qori: Rama sot foli si Benito Musolini, sjellja e PD e shëmtuar

Keu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori krahasoi fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Kuvend me atë të Benito Mussolini-t në vitin 1922.

Qori theksoi se sot u mbajt një seancë parlamentare e turpshme, ku fajtore janë të dyja palët, si PS ashtu edhe PD.

Po ashtu kreu i Lëvizjes Bashkë vuri në dukje se është shqetësues fakti që kryetari i Kuvendit "nuk ka autonomi dhe sillet si dordolec", ku kryeministri e mbyll seancën sipas dëshirës së tij.

“Ky është mbase turpi më i madh që i bëhet jetës parlamentare në 30 e ca vite parlamentarizëm. Ky është turp i dyanshëm, fajtor janë të dyja palët, pasi të dyja palëve u intereson që mos ketë jetë parlamentare të vërtetë.

Ne e dimë që z.Rama është provokator, kjo gjë dihet, z.Rama i intereson sherri, mirëpo gjen nga ana tjetër njerëz që e duan sherrin, zhurmën dhe spektaklin, për të mos shkuar te përmbajtja. Në Kuvend kanë të drejtë të flasin njerëzit, jo inteligjenca artificiale.

Nëse e merr fjalën inteligjenca artificiale në Kuvend, pse mos të votojë AI-ja në Kuvend?! Ky patjetër është skandal dhe fyerje. Problemi është si reagon ti, reagon duke bërë wrestling, apo duke e marrë fjalën dhe duke e demaskuar këtë shëmti. Aty është pamundësuar debati parlamentar.

Frika ime është se kjo mund të zgjasë 4 vjet. Më shqetëson fakti që kryetari i Kuvendit s’ka minimumin e vullnetit dhe autonominë. Rama thotë po u sollët keq, do ta mbyll seancën, dhe kryetari i Kuvendit sillet si dordolec, s’ka minimumin e autonomisë.

Zhduket edhe puna disa mujore e deputetit Redi Muçi, për atë fjalim që i takonte me ligj. Askujt s’iu dha mundësia, iu dha Diellës, dhe s’iu dha një deputeti të zgjedhur nga populli.

Sjellja e z.Rama sot i ngjan sjelljes së një kryeministri europian të para 103 viteve, Benito Mussolini, kreu i fashizmit, i sapo ardhur në pushtet në vitin 1922, me imponimin e rrugës, gangsterëve të vet.

Ka mbajtur një fjalim interesant kur paraqiti qeverinë në 1922, u tha deputetëve të opozitës, po të doja i fusja djemtë e mi këtu brenda dhe u thyenin kokën me shkopinj, por unë s’dua dhe po u toleroj për momentin.

Mussolini priti pak, vrau një nga deputetët e opozitës Giacomo Matteotti, shpërbehu edhe parlamentarizmin. Z. Rama s’i ka futur akoma patronazhistët që t’i rrahin të tjerët aty vërdallë, por edhe kjo mund të ndodhë s’është çudi.

Ajo që më shqetëson është që Rama i jep vetes të drejtën për të thënë këtu s’ka për të pasur më parlament po s’u sollët ju si dua unë. Bashkëpërgjegjës janë dhe palo opozitarët e PD, mirëpo këta janë pakica, përgjegjësia e tyre është më e ulët, vendimet i marrin Rama me të vetët.

Kemi përsëri një kryetar Kuvendi që është hu gardhi natyror, pa pik autonomie dhe serioziteti. Ka vetëm një kapoje partie që vendos gjithçka, dhe krejt ngrehina institucionale, kryetari Kuvendit, presidenti, mbase nesër Gjykata Kushtetuese, të gjithë do jenë nën këmbët e këtij tirani që s’do t’ia dijë për asgjë.

Rrezikojmë të mos kemi jetë parlamentare përmbajtësore. Po bëhet një spektakël i shëmtuar, i padenjë, për t’u thënë qytetarëve të Shqipërisë që s’keni alternativë”, tha ai.

Të këshilluara

Amerikanët rishfaqen në SPAK

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin. Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u disku...

19:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI