Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Detaje TRONDITËSE/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në kërkim dhe një polic tjetër

Lapsi.al 18 September 2025
Detaje TRONDITËSE/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, i cili ishte edhe punonjës policie. Filimisht ngjarja u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, duke alarmuar opinionin publik dhe autoritetet. Menjëherë pas publikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër nisi hetimet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Konkretish rasti u zbulua përmes disa videove me përmbajtje intime, që ishin shpërndarë në mënyrë virtuale dhe ishin në posedim të disa të rinjve, shokë të përbashkët të 16-vjeçares me iniciale S.K.

Lidhur me ngjarjen tre persona janë në vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht në ngjarje rezulton të jetë i përfshirë edhe një polic tjetër. Në pranga ka rënë njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht për rreth 3 vjet, të miturën. Gjithashtu u vunë në pranga edhe shtetasi K. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Sipas njoftimit po punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.

E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe pesë celularë. Sakaq, Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /LAPSI.al

Të këshilluara

Amerikanët rishfaqen në SPAK

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin. Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u disku...

19:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI