Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Ed Sheeran akuzohet për përdorim të AI në albumin e ri "Play"

Lapsi.al 18 September 2025
Ed Sheeran akuzohet për përdorim të AI në albumin e ri

Ed Sheeran është përballur me kritika të forta nga fansat, të cilët po spekulojnë se këngët e albumit të tij të fundit, Play, janë shkruar pjesërisht me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Sipas RadarOnline.com, disa kritikë kanë përshkruar tekstet e këngëve si “të thata”, “pa shpirt” dhe “të përgjithshme”, duke ngritur dyshime se mund të jenë gjeneruar nga mjete si ChatGPT, në vend që të jenë krijime personale të këngëtarit britanik.

“Në martesën e tij mund të jenë tre vetë – Ed, Cherry dhe ChatGPT,” tha një burim nga industria, duke ironizuar mbi tekstet veçanërisht në këngën Symmetry.

Një tjetër burim u shpreh: “Është për të ardhur keq, sepse Ed, kur është në formë, është personal dhe poetik. Këtu duket sikur ka 'humbur' shpirtin e vet.”

Megjithëse 34-vjeçari nuk i ka komentuar drejtpërdrejt akuzat për përdorim të AI, ai e ka përshkruar albumin Play si një reflektim emocional mbi një periudhë shumë të errët të jetës së tij. Sheeran ka folur më parë për diagnozën me kancer të bashkëshortes së tij gjatë shtatzënisë, vdekjen e papritur të mentorit të tij Jamal Edwards dhe dy gjyqe të lodhshme për plagjiaturë.

Edhe pse Play përfshin elementë të muzikës indiane, kritikët thonë se kjo lnuk e shpëton albumin nga një mungesë e theksuar e ndjeshmërisë në tekst.

Disa drejtues në industrinë muzikore kanë paralajmëruar se vetëm dyshimi për përdorim të inteligjencës artificiale mund të dëmtojë seriozisht reputacionin e Ed Sheeran si një nga kantautorët më të mirë të brezit të tij.

“Publikut nuk i pengon që muzika të jetë e kuruar mirë, por i pengon ideja që artisti i preferuar ndoshta nuk po shkruan më vetë,” tha një burim pranë një shtëpie diskografike.

Pavarësisht kritikave, Sheeran mbetet një nga emrat më të fuqishëm në treg. Ai zbuloi gjithashtu se ka përgatitur një album që do të publikohet pas vdekjes së tij, dhe i ka lënë gruas së tij, Cherry, detyrën për të përzgjedhur këngët përfundimtare.

“Është pjesë e testamentit tim. Nëse më ndodh diçka, Cherry do të zgjedhë listën përfundimtare të këngëve,” deklaroi ai.

 

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI