Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal

Lapsi.al 18 September 2025
Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal

Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.

Sipas Tatimeve, numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Dhjetor 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit, në qarkun Durrës është 7,466 punonjës dhe në qarkun Vlorë 3,404 punonjës apo në total prej 10,870 të punësuarve në turizëm.

Ndërsa numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Gusht 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit në qarkun Durrës është 10,871 punonjës dhe në qarkun Vlorë 7,291 punonjës apo total prej 18,162 të punësuarish.

Sakaq sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë identifikuar 19,115 tatimpagues që operojnë në sektorin e turizmit sezonal, kryesisht në muajt qershor–shtator.

Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës në muajt e sezonit turistik, një faktor që ka ndikuar në rritjen e punësimeve sezonale janë edhe pagat e larta që ofrohen, veçanërisht nga restorantet dhe baret.

Përgjatë sezonit turistik 2025, sipas të dhënave të agjencive të punësimeve epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal ishte Dhërmiu. Nga bizneset u kërkuan punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj. Pozicioni më i paguar ishte për shef kuzhine dhe kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Oferta pune me paga të larta sivjet pati edhe nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe ato në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me paga që arritën deri në 2,000 euro për pozicionin e picierit në Qeparo dhe Vlorë dhe menaxher hoteli në Shkëmbin e Kavajës me pagë deri në 200 mijë lekë në muaj./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI