Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

Lapsi.al 18 September 2025
Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi.

Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti.

Pas një serie sulmesh ndaj gjyqtarëve, Rama targetoi të hënën gjyqtarin e Gjykatës Administrative Marko Boshku për një vendim që lidhej me rikthimin në detyrë të një drejtuesi rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të kapur me ndërtim pa leje në Ksamil.

“Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik,” shkroi Rama përkrah fotos së gjyqtarit Boshku në faqen e tij në Facebook.

Pasi shpreh mbështetjen e plotë për Boshkun dhe duke e përshkruar atë si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i pyetur për koment, nuk bëri me dije ndonjë qëndrim lidhur me këto rrethana deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në vijim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, duke i’u kërkuar që të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga “ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm”.

Po ashtu, shoqata i kujton kryeministrit Edi Rama se, çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. Në pikën 3 të nenit 145 të Kushtetutës përcaktohet se “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.

Shoqata shprehet në deklaratë se u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Gjithashtu, thekson se nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor.

“Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast”, citohet në deklaratë, ku shtohet se sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor.

“Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë, por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, përfundon shoqata.

Veç Boshkut, gjatë dy muajve të fundit, kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu dhe ka kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.

Më herët, kryeministri sulmoi edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për pushimin e një hetimi që lidhej me kabinat turistike në Theth. Deklaratat e kryeministrit u dënuan më parë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve. /BIRN

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI