Flash

Skema piramidale ‘XUEX’, policia apel qytetarëve: Denonconi

Lapsi.al 18 September 2025
Skema piramidale ‘XUEX’, policia apel qytetarëve: Denonconi

Policia e Shtetit ka bërë apel për qytetarët, që të mos bien pre e mashtrimeve online.

Duke marrë shkas nga denoncimet sa i takon rastit të skemës piramidale ‘XUEX’, policia fton qytetarët që të denoncojnë nëse kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.

Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI