Flash

Gazment Bardhi: PD duhet të hapet me prurje të reja, garë reale dhe meritokraci

Lapsi.al 19 September 2025
Gazment Bardhi: PD duhet të hapet me prurje të reja, garë reale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” e konsideroi nevojën e hapjes së PD ndaj prurjeve të reja, shoqëria civile, si nevojë e domosdoshme për rinovimin e saj.

Bardhi tha se PD që sot është 12 vjet në opozitë, cilido nga demokratët i angazhuar në pozicione, do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja.

“Unë besoj që me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi: Sigurisht që secili prej nesh ështe i hapur për kritika e propozime, dhe jam i bindur që secili e thotë në të mirë të PD. Nevoja për rinovim, elemente të rinj nga shoqeria civile që kanë ngritur kauza të rëndësishme është hap pozitiv përpara.

Reflektoj se cfarë do bëjmë secili prej nesh për të pasur një rinovim të përditshëm dhe këtu nuk flas për ndarje pozicionesh, por për nevojën për të patur garë reale në PD, meritokraci, prurje të reja herë pas here dhe për t’i angazhuar në përgjegjësi të caktuara.

Unë nuk kam një post të rëndësishëm, por një përgjegjësi të madhe që do të duhet ta përmbush me sukses dhe sot që PD është 12 vjet në opozitë cilido i angazhuar në pozicione do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja.

Unë besoj që me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI