Flash

Flakët rikthehen në Gramsh/ Vatra e zjarrit në fshatin Bulçar mbetet aktive

Lapsi.al 20 September 2025
Flakët rikthehen në Gramsh/ Vatra e zjarrit në fshatin

Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit.

Ngjarja riktheu skena dramatike, të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe në njerëz e gjedhë.

Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës. Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së sotme, por situata paraqitet mbetet ende mjaft e vështirë

Sipas Ilir Llapushi, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (SHMZSH) në Bashkinë e Gramshit, situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor.

“Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar,” u shpreh ai.

Autoritetet lokale edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI