Flash

Kaos me fluturimet në Europë, aeroportet goditen nga sulme kibernetike

Lapsi.al 20 September 2025
Kaos me fluturimet në Europë, aeroportet goditen nga sulme kibernetike

Vonesa të gjata dhe madje edhe anulime fluturimesh po vazhdojnë të ndodhin në aeroportet e Europës këtë të shtunë, pasi një problem teknik ndodhi më herët në mëngjes në softuerin e Collins Aerospace, i cili është përgjegjës për sistemin e automatizuar të regjistrimit dhe hipjes në bord për shumë linja ajrore, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për mijëra pasagjerë.

Sipas një deklarate nga kompania, ky është një sulm keqdashës ndaj softuerit të tyre.

“Jemi në dijeni të ndërprerjes kibernetike… Ka ndodhur në aeroporte të caktuara… Po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha RTX, kompania që zotëron Collins Aerospace.

Siç thekson RTX, “ndikimi është i kufizuar në regjistrimin online të klientëve dhe dorëzimin e bagazheve dhe mund të zbutet me operacione manuale”.

Ndër aeroportet që po përjetojnë probleme janë Heathrow në Londër, aeroporti ndërkombëtar i Brukselit dhe aeroporti i Brandenburgut në Berlin.

Që nga mëngjesi i sotëm, njëri aeroport pas tjetrit ka njoftuar problemin, duke theksuar se kjo do të ketë një "ndikim të madh" në funksionimin e qetë të fluturimeve, ndërsa radhë të gjata janë regjistruar tashmë në të tre aeroportet.

FlightAware, e cila ka platformën më të madhe në botë të gjurmimit të fluturimeve, kishte regjistruar mbi 140 vonesa në hyrje dhe dalje nga Aeroporti i Heathrow deri në orën 11:30 të mëngjesit sipas kohës së Londrës, mbi 100 në Bruksel dhe 62 në Berlin.

Agjencia evropiane e sigurisë së aviacionit, Eurocontrol, njoftoi se linjave ajrore iu kërkua të anulonin gjysmën e fluturimeve të tyre të planifikuara për në dhe nga aeroporti i Brukselit midis orës 04:00 të shtunën dhe 02:00 të së dielës. Sakaq aeroportet po i këshillojnë udhëtarët të kontaktojnë linjat ajrore për të shmangur çdo ndërprerje.

Ky sulm kibernetik vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të hapësirës ajrore në Evropën Lindore nga avionët dhe dronët rusë.

Të këshilluara

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën ame...

09:23

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

Britania arreston 3 spiunë rusë

Dy burra, përkatësisht 41 dhe 46 vjeç, si dhe një grua 35-vjeçare, u ndaluan në adresa të ndryshme në Grays nga policia kundër terrorizmit. Ata u arrestuan n...

17:00

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI