Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të Drejtësisë

Lapsi.al 20 September 2025
Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Nuk kemi ndërhyrë në

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të Ministrit të ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë. Por mesa duket Rama e ka harruar sulmet që ka nisur drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve kohët e fundit.

"Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare diferencën: a do të jetë Shqipëria me një drejtësi të pavarur si çdo vend i BE, të garantuar njëherë e mirë apo do të kthehet pas dhe të vërë në dyshim integrimin Europian. Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

Të këshilluara

Franca rihap zyrtarisht kullat e Notre Dame

Presidenti francez Emmanuel Macron u ngjit shkallëve të kambanores së Notre-Dame de Paris për të inauguruar zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të ...

11:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI