Flash

Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

Lapsi.al 20 September 2025
Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën.

Ai parashikoi se së shpejti, ministrat me Inteligjencë Artificiale do të jenë normalitet, ndërsa shtoi se vetëm ata që kanë vetë në mendje të vjedhin, “kanë hall’ se si do të vjedhë Diella.

“Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me AI për t’i shërbyer më mirë publikut. Diskutojmë sot si do vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty të rri mendja. Një njeriu normal nuk i shkon kjo pyetje në mendje. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vite, ose kanë vjedhur, ose vjedhin, ose do të vjedhin, nëse do i caktonte njeri në vend të Diellës. Ndërkohë që, ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni. Faza e parë, termat e referencës, që mund të bëhen të orientuar, siç ishte një tender në 2013, kur për të bërë tunel, thuhej të ketë eksperiencë në foni. E dyta, te gjykimi mbi dokumentacioni, jo nuk është vula e freskët, jo kjo apo ajo”.

Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial të dikujt, theksoi kreu i qeverisë më tej.

Të këshilluara

Gjermania i kthen shpinën Vuçiç

Kohët e fundit, në komunitetin politik gjerman ka pasur gjithnjë e më shumë shenja se establishmenti politik po i largohet ngadalë Aleksandar Vuçiçit si garanci...

12:19

Zjarr në Gramsh

Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri. Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgj...

15:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI