Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Lapsi.al 21 September 2025
Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, reperja nuk e ka kursyer zemërimin, duke iu referuar këngës klasike të Shirley Brown nga viti 1974, “Woman to Woman,” ku ajo i drejtohet një gruaje tjetër që ka marrëdhënie me burrin e saj.

“Hello Barbara? Kjo është Shirley,” tha Cardi B, dhe më pas shtoi: “Ai është babai i fëmijës tënd? Ai është babai i fëmijës tim gjithashtu. Çfarë tani? Nuk e di, do ta kuptojmë!”

Komentet e Cardi B erdhën pas publikimit të lajmit se Stefon Diggs, 31 vjeç, po përballet me një padi  nga Aileen Lopera (e njohur si Lord Gisselle në mediat sociale), e cila pretendohen se Diggs është babai i vajzës së saj 5-muajshe, Charliee.

Ajo ka kërkuar që t’i jepet kujdestari ligjore dhe fizike e vajzës, ndërsa Diggs të ketë të drejta vizite. Po ashtu, ajo kërkon që Diggs të mbulojë të gjitha shpenzimet për shtatzëninë dhe lindjen, si dhe tarifat e avokatëve të saj.

Në përgjigje, ai ka kërkuar një test ADN për të konfirmuar nëse është babai i vajzës. Stefon ka shprehur dyshime në dokumentet gjyqësore.

Një ditë pas këtij lajmi, një video u publikua, ku Diggs shihej duke dalë nga një spital duke mbajtur një karrocë fëmijësh. Sidoqoftë, avokati i Loperas konfirmoi për Page Six se ajo nuk ishte gruaja që shihej në atë video.

Cardi B dhe Stefon Diggs, të cilët janë në një lidhje, janë duke pritur një fëmijë së bashku, ndërkohë që Cardi është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë nga martesa e saj me Offset, nga i cili ka kërkuar divorcin vitin e kaluar.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI