Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Kim paralajmëron Kanye në dokumentar: Një ditë s’do të kesh asgjë

Lapsi.al 21 September 2025
Kim paralajmëron Kanye në dokumentar: Një ditë s’do

Në dokumentarin e ri “In Whose Mind?”, që sapo ka dalë në kinema, shfaqen pamje ë papublikuara më parë nga jeta e reperit Kanye West gjatë gjashtë viteve të fundit – përfshirë edhe momentet më të tensionuara me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.

Në një telefonatë të vitit 2018, e cila transmetohet në dokumentar, Kim dëgjohet e përlotur teksa përpiqet të komunikojë me Kanye për mënyrën se si ai perceptohet nga njerëzit përreth.

“S’mund të fle. Kam qarë gjithë ditën,” i thotë ajo Kanye-t, sipas revistës People. “Është një makth që nuk po merr fund.”

Kanye, i njohur për deklaratat dhe qëndrimet e tij kontraverse në rrjete sociale dhe politikë, nuk i jep shumë rëndësi shqetësimeve të Kim. Në vend të kësaj, ai përgjigjet: “S’më intereson industria muzikore. As puna. Unë jam në një biznes skllavërie.”

Kim e kundërshton menjëherë këtë krahasim: “Vetëm sepse ke një punë dhe punon fort, nuk do të thotë që je skllav,” i thotë ajo.

Në një moment tjetër të telefonatës, që shfaqet në dokumentarin e Nicolas Ballesteros, Kim e paralajmëron Kanye-n për sjelljen e tij impulsive dhe marrëdhëniet me kompanitë dhe industrinë:

“Unë nuk jam për prishjen e urave me kompanitë,” shprehet ajo. “Do të zgjohesh një ditë dhe nuk do të kesh  asgjë.”

Kjo deklaratë ndez zemërimin e reperit:

“Jo! Mos më thuaj kurrë që do të zgjohem një ditë dhe s’do të kem asgjë. Mos e thuaj kurrë një gjë të tillë!” – përgjigjet me ton të lartë Kanye, i cili u nda përfundimisht nga Kim në vitin 2021.

Dokumentari sjell gjithashtu një tjetër përballje të ngarkuar emocionalisht – këtë herë mes Kanye West dhe ish-vjehrrës së tij, Kris Jenner, ku diskutohet për shëndetin e tij mendor.

Gjatë bisedës, Kanye, i diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2016, deklaron: “Më mirë i vdekur sesa të marr medikamente.”

Kris, e përlotur, pranon ndikimin që ajo dhe familja mund të kenë pasur:

“Po. Po, e pranoj. Të kemi ndikuar. Dhe të dua shumë. Nuk dua që ti të jesh jo i përsosur. Dua që vajza ime të të dojë ashtu si ti dëshiron që ajo të të dojë.”

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI