Flash

Trafikonin vajza nga Uganda, prostitucion në lokalet e Fierit

Lapsi.al 21 September 2025
Trafikonin vajza nga Uganda, prostitucion në lokalet e Fierit

“Trafikimi i grave nga Uganda për qëllime prostitucioni ka çuar në pranga pesë persona në Fier, mes tyre ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tij,” bëri të ditur Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Sipas organit të akuzës, grupi përballet me akuza të rënda që variojnë nga trafikimi i personave të rritur, shfrytëzimi i prostitucionit dhe mbajtja e lokaleve për prostitucion, deri tek pengimi i hetimeve, armëmbajtja pa leje dhe moslëshimi i kuponëve tatimorë.

Pas një hetimi proaktiv të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u dokumentua veprimtaria e jashtëligjshme e organizuar nga shtetasi O.P., ndërsa lokali administrohej nga bashkëpunëtorja e tij K.H. Vajzat e trafikuara, të ardhura nga Uganda në muajin mars 2024, rekrutoheshin fillimisht si kërcimtare “strip dance”, por më pas, duke përfituar nga gjendja e tyre ekonomike e sociale, detyroheshin të ofronin shërbime seksuale në zonën “prive” të lokalit.

Prokuroria thekson se për të penguar hetimet, O.P. mbylli përkohësisht lokalin dhe përdori si administratore fiktive një vajzë të re me probleme sociale, O.G., në përpjekje për të fshehur gjurmët. Ndërkohë, menaxhimin e përditshëm të lokalit dhe vajzave e mbante K.H., e cila sipas hetimeve i dorëzonte fitimet organizatorit kryesor.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 611 mijë lekë, shuma parash në monedha të huaja dhe dy doreza metalike të përforcuara për goditje. Gjykata e Shkallës së Parë Fier miratoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për O.P. dhe K.H., ndërsa për O.G. u vendos “detyrim paraqitjeje”. Dy vajzave nga Uganda iu vendos masa “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Të këshilluara

Gjermania i kthen shpinën Vuçiç

Kohët e fundit, në komunitetin politik gjerman ka pasur gjithnjë e më shumë shenja se establishmenti politik po i largohet ngadalë Aleksandar Vuçiçit si garanci...

12:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI