Flash

“A kemi ne problemet e SHBA?”/ Lubonja: Konservatorizmi në Shqipëri është i shtirur

Lapsi.al 22 September 2025
“A kemi ne problemet e SHBA?”/ Lubonja: Konservatorizmi në

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Log." në News24, duke hequr paralele me konservatorizimin në Amerikë me atë në Shqipëri, u shpreh se në vendin tonë ai është i shtirur, pasi PD që pretendon se është konservatore, deri dje ishte liberale.

Lubonja ngriti pyetjen: A kemi ne problemet që ka Amerika, ato që përfaqëson Kirk, bie fjala me njerëzit me ngjyrë apo abortet? Ai shpjegoi se nuk mund të hiqen paralele mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Mendoj se nëpërmjet kësaj ngjarjeje (vrasja e Charlie Kirk) duhet të kuptojmë më mirë Amerikën. Martin Luter Kingu i bashkonte, Charlie Kirk i ndante amerikanët. Mund të merret si i mirëqenë, por thelbi i ndryshimit është ideologjia dhe vizioni që kanë përfaqësuar për botën.

Martin Luter King kërkonte të integronte amerikanët, duke futur edhe të zinjtë dhe pati një lloj suksesi edhe pse u vra. Ndërsa Charlie Kirk kërkoi një lloj bashkimi, por ai përfaqësoi konservatorizmin edhe në pikëpamje fetare.

Cili ishte diskursi i tij? Së pari, jam kundër vrasjes si mjet politik. Ata që gëzojnë me eliminimin e tij tregojnë papjekurinë e tyre. Kirk përqendrohej në disa gjëra. Së pari, ishte kundër të zinjve.

Së dyti, ishte kundër abortit. E treta, ishte pro familjes tradicione dhe kundër martesave së homoseksualëve. Ky ka qenë polarizimi. Problemi qëndron a kemi ne problemet që ka Amerika, ato që përfaqëson Kirk, bie fjala me të zinjtë apo abortet? Këtu kemi një konservatorizëm të shtirur, sidomos nga PD, që deri dje ka qenë liberale” - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI