Flash

Daja akoma me lavdinë e Europës, nëndetësja e tij zhytet: Dinamo, 1 pikë në 3 ndeshje

Lapsi.al 22 September 2025
Daja akoma me lavdinë e Europës, nëndetësja e tij zhytet:

Dinamo nuk arriti të gjejë fitoren edhe kundër Bylis, në javën e katërt të kampionatit, edhe pse luajti me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të marrë nga Peralta. Rasti i dytë radhazi, në të cilin blutë luajnë në superioritet numerik dhe nuk arrijnë të imponohen. E këtë herë për fatin e Dajës erdhi një pikë, ndryshe nga ndeshja me Teutën, në të cilën pësoi humbjen e dytë radhazi.

Praktikisht rezultatet nuk janë ato që shpresonte Dinamo, jo pas performancës së bërë në Conference League. Vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit dhe tekniku që ende jeton me lavdinë e korrik-gushtit, gjen justifikimin te zgjedhjet që vetë ai i bëri: “Për ta nisur nga pjesa e parë, ishim të detyruar të bënim rotacion, duke futur 3-4 lojtarë për t’i dhënë freski ekipit. Rezultoi vetëm Maliqi pozitiv në këto ndërrime, ndonëse janë të rinj ata që kishim futur. Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, më shumë u munduam të kontrollonim e të mos pësonim".

Lexo më tej: Kotobelli dënon Dajën: Teuta mposht Dinamon me një goditje në portë e shumë polemika

Daja ankohet për tre ndeshje në një javë, por është një ngarkesë që nuk është se duhet të ndihet në këtë fillim kampionati, aq më tepër që Dinamo ka bërë fazën përgatitore më herët dhe tani duhet të jetë në pikun e energjive e jo të ndjejë lodhjen. Tekniku edhe mund të justifikohet, por ndërkohë renditja avancon dhe Elbasani e ka krijuar një 6 pikësh avantazh vetëm në 4 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI