Flash

Estrada e Koçiut, si e shkarkoi zv.ministrin për një cigare: Denoncim nga New York!

Lapsi.al 22 September 2025
Estrada e Koçiut, si e shkarkoi zv.ministrin për një cigare:

Qeveria "Rama 4" ka ardhur me një standard të ri si të ishim vend nordik. Ministrja e Brendshme, Albana Kociu, ka propozuar sot për shkarkim zevendësin e saj, Andi Mahila, vetem sepse i kishte shkuar një denoncim që ai po pinte cigare në një restorant.

Duket disi e sforcuar se si është vënë kaq shpejt në lëvizje sic thotë ajo nga një bashkëqytetar nga New York, i cili e kishte parë zv.ministrin duke tymosur cigare në restorant.

Po të ishte ky zell edhe për luftën kundër krimit e korrupsionit e plot e paligjshmërime të tjera, pa frikë që sot Shqipëria mund të ishte si Suedia, Zvicra apo vende të tjera me standarde të larta.

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të ministres Albana Kociu, deklaratë e cila edhe nga pikëpamja përmbajtësore le shumë për të dëshiruar.

Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.

Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.

Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI