Flash

Përhapja e murtajës afrikane të derrave, Kroacia urdhëron asgjësimin e 12,000 krerëve

Lapsi.al 22 September 2025
Përhapja e murtajës afrikane të derrave, Kroacia urdhëron

Autoritetet në Kroaci nisën sot, të hënën, eutanazinë e gati 12,000 derrave pas zbulimit të virusit shumë ngjitës dhe vdekjeprurës të murtajës afrikane të derrave (ASF) në një fermë të madhe në pjesën lindore të vendit. Ky virus, i cili është i padëmshëm për njerëzit, shkakton një sëmundje virale hemorragjike me një shkallë vdekshmërie që afrohet në 100% tek derrat dhe derrat e egër.

Përhapja e kësaj sëmundjeje mund të ndalojë eksportin e mishit të derrit, dhe zbulimi i saj detyron eutanazinë e menjëhershme parandaluese. Ende nuk ekziston asnjë vaksinë e miratuar nga Bashkimi Evropian. Sipas televizionit shtetëror kroat, rreth 10,000 derra do të asgjësohen në fermën e Sokolova në lindje të Kroacisë, ndërsa rreth 1,600 të tjerë në një fermë tjetër në të njëjtën zonë, e njohur për shumë ferma derrash.

Mënyra se si u përhap virusi në këtë fermë moderne nuk është ende e qartë, por sipas ministrit, është shkaktuar “99% nga faktorë njerëzorë”. Autoritetet kanë vendosur mbikëqyrje në 54 ferma me mbi 1,000 kafshë dhe kanë shtuar kontrollin në kufij, tha ministri.

“Virusi është përhapur dhe padyshim do të nevojiten masa më radikale,” deklaroi ministri i Brendshëm David Bozinović, duke shtuar se mund të aktivizohet edhe ushtria. Kroacia kishte mbi 873,000 derra në fermat e saj gjatë vitit 2024 dhe eksportoi më shumë se 285,600 derra me vlerë rreth 57 milionë euro, sipas shërbimit kombëtar të statistikave.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI