Flash

Plagosja me armë e 37-vjeçarit në Vlorë, zbulohet dinamika

Lapsi.al 22 September 2025
Plagosja me armë e 37-vjeçarit në Vlorë, zbulohet dinamika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.

Në automjetin tip Audi A5 me targa AB 461 JK, dyshohet se në brendësi të tij ka ndodhur një konflikt mes 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili ndodhej në makinë dhe një personi apo personave që ndodheshin jashtë, sipas burimeve të 'Top Channel'.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi i cili ka mbetur i plagosur mund të ketë plagosur veten në momentin që ka nxjerrë armën, ose nga këqyrja e parë, makina në pjesën e parë pra në xhamin e parë ka thyerje dhe kjo tregon se mund të ketë pasur përplasje në brendësi të saj. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo për përdorim arme nga persona të tjerë, apo sherr në makinë, pasi i plagosuri ende nuk është i qartë para policisë për atë që i ka ndodhur.

Policia e Vlorës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë bizneseve të zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë që 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI