Flash

Do bllokonin celularët në gjithë Nju Jorkun/ Shërbimi sekret zbulon sulmin ndaj OKB

Lapsi.al 23 September 2025
Do bllokonin celularët në gjithë Nju Jorkun/ Shërbimi sekret

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka ndërhyrë për të çmontuar një rrjet të rrezikshëm pajisjesh telekomunikacioni, i cili kishte potencialin të bllokonte sistemin celular në qytetin e New York-ut, në kulmin e mbledhjes së liderëve botërorë për 80-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas BBC, autoritetet amerikane zbuluan muajin e kaluar më shumë se 300 serverë SIM dhe mbi 100 mijë karta SIM, që mund të përdoreshin për sulme masive telekomunikimi. Agjenti i posaçëm i Shërbimit Sekret, Matt McCool, deklaroi se ky rrjet kishte aftësinë të “çaktivizonte kullat celulare dhe të shkatërronte rrjetin celular të New York-ut”.

Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, ndërkohë që hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar dhe të financuar nga aktorë shtetërorë dhe individë të identifikuar nga agjencitë federale.

Sipas zyrtarëve, pajisjet kishin kapacitetin të dërgonin deri në 30 milionë mesazhe në minutë, të ndërprisnin komunikimet e emergjencës dhe të dërgonin mesazhe të koduara drejt grupeve kriminale dhe organizatave terroriste.

Gjatë operacionit, përveç pajisjeve telekomunikuese, u sekuestruan edhe 80 gram kokainë, armë të paligjshme dhe pajisje kompjuterike. Ky aksion erdhi si rezultat i hetimeve të nisura pas disa kërcënimeve anonime telefonike që iu bënë tre zyrtarëve amerikanë këtë pranverë ndërkohë që mbi 100 liderë dhe delegacione nga e gjithë bota ndodheshin në Midtown Manhattan për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI