Flash

Ndërron jetë aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale

Lapsi.al 23 September 2025
Ndërron jetë aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare aktorja e njohur italiane Claudia Cardinale. Agjenti i saj njoftoi se ajo ndërroi jetë në Paris ku edhe jetonte. Cardinale lindi më 15 prill 1938 në Tunis të Tunizisë nga prindër sicilianë.

Karriera e saj si mësuese mori fund kur ajo fitoi çmimin e parë në konkursin për "Vajzën më të Bukur Italiane në Tunizi" në vitin 1957.

Çmimi që fitoi ofronte edhe një udhëtim në Venecia ku ajo ra menjëherë në sy të industrisë italiane të filmit.

Pasi mori pjesë në "Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë" në Romë për 2 muaj, asaj iu dha një kontratë 7-vjeçare me Vides Films, që e çoi atë të debutonte në ekran tek Goha (1958), e shumë shpejt më pas një rol në hitin ndërkombëtar “Big Deal on Madonna Street”.

Në filmin “Il'Bell Antonio” në vitin 1960, ajo pati një rol të rëndësishëm duke luajtur përkrah Marcello Mastroianni, aktor me të cilin ajo punoi në shumë filma.

Viti 1960 punoi me regjisorin e njohur Luchino Visconti në filmin e tij neo-realist “Rocco and His Brothers”. Ai i dha asaj më pas një rol kryesor në filmin “The Leopard” (1963) ku ajo luajti së bashku me gjigantët e kinemasë Burt Lancaster dhe Alain Delon.

Federico Fellini i dha një rol në atë që shumë e konsiderojnë si një nga kryeveprat e kinemasë, “8 e gjysmë”.

Roli i dytë në zhanrin western ai që i dha asaj famë ndërkombëtare.

Ky ishte homazhi epik i Sergio Leone për "Once Upon a Time in the West" (1968) - një prodhim italian që kapërceu kufijtë e zakonshëm të Western All'Italiana dhe një kryevepër, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u vlerësuar ashtu si i takon. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI